Aksidenti fatal që shokoi Slloveninë
Shoferi i një veture që përplasi kamionin dhe e nxori nga rruga ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, derisa shoferi i kamionit ka humbur jetën.
E gjithë ngjarja është zhvilluar në Slloveni më saktësisht në periferi të Lublanës, kur shoferi i veturës Opel Corsa derisa po tentonte të tejkalonte kamionin për shkak të shpejtësisë së madhe humbi kontrollin mbi timonin dhe përfundoi duke u përplasur në kamionin, që e nxjerr nga rruga dhe përfundon në humnerë, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shihet se si shoferi i kamionit tenton me çdo kusht të shmang përplasjen, duke e kthyer kamionin në anën e djathtë, por për fat të keq del nga rruga dhe bie në humnerë nga një lartësi prej më shumë se 20 metra.
Shoferi i autocisternës ishte një 53-vjeçar nga Hungaria që mbeti i vdekur në vend të ngjarjes, derisa shoferi i Opel Coras ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Megjithatë pasojat do të ishin edhe më të mëdha po të kishte qenë e mbushur cisterna me lëndë djegëse. /Telegrafi/