25-11-2024

Aksidenti me pesë viktima në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarëve që humbën jetën

Zbardhen emrat e viktimave të aksidentit të djeshëm në Greqi ku humbën jetën pesë persona me origjinë shqiptare.

Sipas Top Channel bëhet me dije se bëhet fjalë për: Shoferi, Besim MUCAJ 27.03.1968. Ilir DACI 28.07.1973. Ergin PEPOSHI 23.09.2004. Ardit PEPOSHI. 06.12.2007. Gazmen BRAHAJ, 07.07.1976. Targat e autoveturës AA989MU.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

Viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.

Asnjë koment

Comments are closed.