24-11-2024

Aksidenti në afërsi të Pejës, vdes një ushtar i KFOR-it

Misionit i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka konfirmuar se viktima e aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë është një ushtar italian.

Sipas KFOR-it, fillimisht ushtari në gjendje të rëndë u transportua me helikopter drejt Spitalit Amerikan në Prishtinë, ndërsa rreth orës 16:50 i njëjti ka ndërruar jetë.

“Në makinën e përfshirë në aksident ndodhej edhe një ushtar tjetër, i cili me ambulancë u transportua në spital me një gjendje më të qëndrueshme në “Cam Villago Italia” dhe më pas u dërgua në spitalin ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me aksidentin tragjik, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

 

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e ushtarit që ndërroi jetë në këto rrethana tragjike. I urojmë dhe shpresojmë tjetrit një shërim të shpejtë”, thuhet tutje në komunikatë.

Bëhet e ditur se Policia Ushtarake Ndërkombëtare në bashkëpunim me autoritetet vendeore dhe ndërkombëtare po e hetojnë shkakun e aksidentit./IO

P. S  Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.