25-08-2025

Aksidenti në rrugën Prizren–Dragash: Ka të lënduar, u përplasën një kamion dhe tri vetura

Policia e konfirmon aksidentin në rrugën Prizren–Dragash.

Për Klankosova.tv, Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit, ka pohuar se në aksident i përfshirë është një kamion dhe tri vetura.

I njëjti pohoi se ka edhe persona të lënduar.

“Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor”, ka thënë Bytyqi.

Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim. Klankosova.tv ka raportuar për aksidentin dhe ka siguruar pamje nga vendi ngjarjes, ky qytetarët thanë se kolonat kanë arritur deri në pesë kilometra.

Asnjë koment

Comments are closed.