23-11-2024

Aksion i madh i policisë në Malishevë, shtatë të arrestuar

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative të shtënave nëpër ahengje/dasma dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar nëpër dasma/ahengje të ndryshme kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ekspozuar armë të ndryshme në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës, gjë që paraqet shqetësim për banorët.“Me qëllim të parandalimit të ndonjë incidenti tjetër dhe largimin e armëve që janë në posedim të paligjshëm, Stacioni Policor në Malishevë ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Me datat 09.08.2019 dhe me datë 20.08.2019 Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në gjashtë lokacione.

Gjatë dy operacioneve policore në fjalë janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

• L.H. viti i lindjes 1981 m/sh/k

• E.E. viti i lindjes 1960 m/sh/k

• D.K. viti i lindjes 1947 m/sh/k

• F.A.. viti i lindjes 1966 m/sh/k

• S.R. viti i lindjes 1969 m/sh/k

• A.R. viti i lindjes 1964 m/sh/k

• F.R.. viti i lindjes 1992 m/sh/k

Gjatë këtyre kontrolleve (bastisjeve) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar këto armë dhe municione:

• një (1) AK 47

• një (1) pistoletë Beretta

• Një (1) pistoletë modeli M70 ZASTAVA

• pesë (5) pistoleta me gaz

• një (1) pushkë përsëritëse (pesëshes)

• tri (3) armë gjuetie

• 254 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm

• 52 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

• 1 karikatorë të armës automatike,

• 8 karikatorë të pistoletës.

Policia bën të ditur se, lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Fotografi të armëve dhe municionit të sekuestruar:

Policia në aksion, arreston shtatë persona në Malishevë

Asnjë koment

Comments are closed.