Aksion i madh i Policisë në Prizren për të kapur hajnat
Katër persona kanë qenë të kërkuar nga ana e Policisë së Rajonit të Prizrenit tash e disa kohë.
Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi tha për kallxo.com se të arrestuarit kanë qenë në kërkim për disa vepra penale.
“Njëri nga të arrestuarve ka qenë i kërkuar për arratisje nga Qendra e Paraburgimit të Lipjanit, ndërsa të tjerët janë të kërkuar për grabitje, tentim vrasje”, tha Gashi.