25-11-2024

Aksion i policisë në Karaçevë, arrestohen disa persona

Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës, në të njëjtin vend ku kohë më parë zhvillohej veprimtari ilegale e bixhozit.

Gjatë këtij aksioni të Policisë së Kosovës i cili po vazhdon edhe tani, ka pasur disa të arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Është aksioni ende në progres dhe nuk kemi shumë informacione. Mund të ju konfirmoj se ka të arrestuar. Bëhet fjalë për pjesën ku ka pasur kazino ilegale të cilat janë rindërtuar”, tha Hashani.

Aksioni ka të bëj me rindërtime që janë bërë për ushtrimin e veprimtarisë së bixhozit të paligjshëm, hapjen e kazinove të reja që janë bërë sërish në këtë vend pasi kohë më parë të njëjtat ishin rrënuar.

Asnjë koment

Comments are closed.