Aksion i Policisë në mbrojtje të pyjeve, konfiskohen dru dhe mjete transporti në Shtërpcë
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër prerjes së paligjshme të pyjeve në komunën e Shtërpcës, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”.
Aksioni u realizua më 23 gusht 2025, rreth orës 22:40, në rrugën që lidh fshatrat Drajkovc – Kashtanjevë, ku njësitet policore të stacionit në Shtërpcë ndaluan dy automjete të tipit Fiat (furgon), të cilat po transportonin drunjë pa dokumentacion përkatës.
Automjetet drejtoheshin nga personat me iniciale B.Z. dhe L.H., ndaj të cilëve po procedohet më tej nga organet kompetente.
“Në bashkëpunim me autoritetet e Parkut Kombëtar “Sharri”, drurët e prerë dhe mjetet e transportit janë konfiskuar, ndërsa rasti është dorëzuar për trajtim të mëtejshëm ligjor.