Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në rrugën “Rrustë Kabashi” është zhvilluar një kontroll i befasishëm me qëllim të parandalimit të parkimit të kundërligjshëm në hapësirat që janë të destinuara për gjelbërim dhe relaksim të qytetarëve.
“Gjatë këtij kontrolli, janë identifikuar automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme në hapësira të gjelbëruara, veprim ky që përbën shkelje të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat në Trafikun Rrugor, konkretisht Neni 20, paragrafi 9, që ndalon dëmtimin apo ndotjen e ambientit përmes parkimit të mjeteve në vende të ndaluara”, thuhet në njoftim.
Si rezultat i këtij aksioni, policia ka shqiptuar 19 gjoba për kundërvajtje dhe ka konfiskuar tri automjete që ishin parkuar në kundërshtim me ligjin.

