Aksioni i Antidro*gës në Suharekë: Tre persona kapen në flagrancë, sekuestrohen kok*ainë, para kesh e vetura
Njësia Anti-Drogë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren ka zhvilluar sot një aksion të gjerë operativ në Suharekë, me qëllim kërkimin e substancave narkotike.
Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë aksion, dhe për informacion shtesë ka kontaktuar edhe me Kryeprokurorin e Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Kryeziu ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona të kapur në flagrancë për shitje të narkotikëve.
Ai bëri të ditur se po ashtu në aksion është sekuestruar sasi e narkotikëve kokainë dhe marihuanë, armë zjarri, të holla kesh dhe janë sekuestruar dy vetura si mjete të kryerjes së vepres penale.
“Po, jane te arrestuar tre persona, te kapur ne flagrance me aplikim te masave te vecanta hetimore, per shitje te narkotikeve. Eshte sekuestruar sasi e narkotikeve kokaine dhe marihuane, arme zjarri, te holla kesh dhe jane sekueatruar dy vetura si mjete te kryerjes se vepres penale”, tha ai.


