Aksioni në veri, Sveçla: “Mbrojtja Civile” vazhdon të jetë aktive
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media ka thënë se konfiskimet në operacionin e së premtes në fshatin Rodel të Leposaviqit dëshmojnë se strukturat paralele të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” vazhdojnë të jenë aktive në territorin e Kosovës.

Sveçla, ka thënë se gjatë aksionit të sotëm Policia ka konfiskuar uniforma e pajisje ushtarake, armë, municione, por edhe dokumentacione që dëshmojnë se “Mbrojtja Civile” vazhdon të jetë aktive në Kosovë.

“Serbia vazhdon të strehojë kryeterroristin Milan Radoiçiq, që është kupola e gjithë këtij organizimi i cili po mundohet që mbetjet e grupeve terroriste t’i mbajë të gjallë qoftë në territorin e Kosovës apo të Serbisë.