Aksioni për keqpërdorimet në BKS, kryeprokurori del në një konferencë shtypi në 14:00
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizre, Petrit Kryeziu, do të mbajë sot konferencë shtypi nga ora 14:00 për aksionin e sotëm për keqpërdorimet në BKS.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht kryeprokurori z. Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (08 janar 2026) konferencë shtypi, lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që ka të bëjë me keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Konferenca do të mbahet në orën 14:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati tretë, salla e takimeve”.
