16-01-2025

Aktakuza ndaj katër personave për vrasjen e Liridona Ademajt – flet avokti i të së ndjerës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, e cila ndodhi në nëntor të vitit 2023.

Ky veprim vjen pas përfundimit të hetimeve, që sipas avokatit të së ndjerës, Leotrim Syla, janë zhvilluar me profesionalizëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Syla vlerësoi bashkëpunimin mes autoriteteve vendore dhe institucioneve sudeze që ndihmuan në zbardhjen e rastit,njofton Klankosova.

“Nuk besoj se do të ketë dyshime rreth aktakuzës. Procesi i gjykimit, natyrisht, mund të marrë kohë deri në përfundim” ka thënë ai në Klan Kosova.

Të akuzuarit kryesorë në këtë rast janë; Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Ndërsa i katërti, sipas avokatit Syla, është i përfshirë vetëm për shitjen e një arme të lidhur me rastin, por nuk ka rol të drejtpërdrejtë në vrasje, ndaj identitetin e tij nuk dëshiroi ta përmendte.

Asnjë koment

Comments are closed.