26-11-2024

Aktakuzë ndaj 12 personave në Prizren

Prokurori i shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar njëzetenjë (21) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, të parapara në nenin 3 paragrafit 3 të Ligjit nr. 05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Asnjë koment

Comments are closed.