24-11-2024

Aktakuzë ndaj katër personave, dy punonjës të MAShT-it dëmtuan buxhetin

Dy zyrtarët e ministrisë dhe dy pronarët e kompanive dyshohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik”, “Legalizim të përmbajtjes së rreme”,  “Shmangia nga tatimi” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Sipas aktakuzës, të pandehurat N.S. dhe B.B., në cilësinë e zyrtareve të MASHT-it, gjatë implementimit të kontratave “Furnizim me Teknologji Informative për nevoja të MASHT-it”, në bashkë kryerje duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, kanë vepruar jashtë autorizimeve zyrtare dhe jashtë kompetencave të tyre reale, në atë mënyrë qe me dashje direkte dhe me qëllim që të përfitojë dobi pasurore Operatori Ekonomik, i tejkalojnë kompetencat e tyre si dhe nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, me ç ‘rast kanë nënshkruar dhe lejuar dokumentacione për pagesa duke tejkaluar 30 % e kontratave publike kornizë që parasheh Ligjin e Prokurimit Publik, ku si pasojë kompanisë  i kanë sjellë dobi materiale dhe me këtë i kanë shkaktuar dëm të madh Buxhetit të Kosovës, me saktë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Andaj, shuma e llogaritur në total që i është bërë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës është prej 807,293.36 .

Ndër tjerash, të pandehurit N.S., B.B. dhe M.S., gjatë procesit të furnizimit me pajisje teknologjike të Universitetit Publik në Gjilan, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve si dhe duke i fshehur faktet e sjellin në lajthim personin tjetër që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, përkatësisht Buxhetit të Republikës së Kosovës, ashtu që kanë krijuar dhe nënshkruar dokumentacion me qëllim të duplifikimit të Urdhërpagesës, ku bazuar në këto Urdhërpagesa janë ekzekutuar pagesat për të dytën herë për pajisjet që tani më janë dërguar dhe paguar.

Asnjë koment

Comments are closed.