“Për të pandehurin Xh.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ nga neni 173 par.1 nënpar.1.5 të KPRK-së dheveprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Për të pandehurit Xh.G., F.G., K.G., A.G., dhe N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ nga neni 173 par.1 nënpar.1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së. Për të pandehurin K.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Për të pandehurin A.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Për të pandehurin N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘Pjesëmarrja në rrahje’ nga neni 187 par.1 të KPRK-së. Për të pandehurit L.K., D.K., Q.K., dhe A.M., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ nga neni 185 par.1 nënpar. 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjakovë./ Gazeta e Prizrenit