Aktakuzë ndaj S.A. për kri*me lufte, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 13 civilëve
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër S.A. për “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Ai akuzohet se gjatë periudhës 1998-1999, në fshatinë Llashticë, komuna e Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

“Sipas aktakuzës, më 30.04.1999, rreth orës 13:00, S.A, ka marrë pjesë në vrasjen e trembëdhjetë (13) civilëve dhe në plagosjen e katër (4) personave të tjerë. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri e ka ekzekutuar viktimën H.H duke e qëlluar me armë zjarri në kokë, e më pas e ka urdhëruar një person tjetër që të shtinte me armë zjarri në drejtim të civilëve të tjerë, duke i ekzekutuar ata një nga një.”
Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë.


