23-11-2024

Aktakuzë për keqpërdorim të postit zyrtar ndaj ish-kryetarit të Suharekës, Sali Asllanaj

Gjithashtu aktakuzë është ngritur edhe ndaj SH.B., në cilësi të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, dhe M.H., në cilësi të drejtorit të SHFMU “Bajram Curri” në fshatin Nishor, Komuna e Suharekës, për shkak se kanë kryer secili veç e veç veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, lidhur me Marrëveshjen për Mirëkuptim dhe Bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik nr.04/L-042.

Ky është Ligji për menaxhimin e financave publike nr.03/L-048, si dhe Rregulloren financiare nr.01/2013, me ç’rast i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës në shumën totale prej 10.556.00 €./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.