16-06-2025

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj katër personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Sh.L., D.L., A.K., dhe K.Z., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. 

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës, me datë 07 nëntor 2024, rreth orës 19:00 në Prizren, në shtëpinë e të pandehurit D.L., të pandehurit në bashkëkryerje pa autorizim posedojnë dhe paketojnë me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe ofrimit për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.

Gjatë kontrollit të realizuar nga policia thuhet se në hyrje të shtëpisë dhe në trupin e të pandehurit D.L., është gjetur një kuti plastike me 11 qese plastike që përmbanin substancë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”, me peshë 3.69 gramë.

“Në katin e dytë të shtëpisë janë gjetur të pandehurit Sh.L., A.K., K.Z., dhe i mituri E.K., duke paketuar substancë narkotike të llojit ‘marihuanë’ në sasitë si vijon: 35 qese substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ me peshë neto 900 gramë; 21 qese substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ me peshë 27.71 gramë; 2 qese substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ me peshë 17.42 gramë; 1 qese substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ e me peshë 13.26 gramë; 1 qese substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ me peshë 22.83 gramë; Mbetje e substancës narkotike e llojit ‘marihuanë’ me peshë 0.48 gram; 3 qese substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ me peshë 4.18 gramë; 1 qese substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ me peshë 0.38 gram; 1 qese substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ me peshë 0.86 gram; 1 qese substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ me peshë 1.16 gramë; 3 qese substancë narkotike e llojit ‘kokainë’ me peshë totale 0.71 gram; 20 copë tableta të llojit Xanax – Alprazolam 0.5 mg”, thuhet në njoftim.

 

Po ashtu thuhet se janë sekuestruar edhe materiale të tjera që shërbejnë për përgatitjen dhe paketimin e narkotikëve për shitje, përfshirë: qese najloni të zbrazëta, një peshore digjitale, një grinder dhe dy grindera të tjerë me mbetje marihuane.

“Pesha totale e substancës narkotike të llojit marihuanë e sekuestruar është 989.72 gramë, ndërsa e kokainës është 4.4 gramë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, thuhet se i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Lexo edhe:

“Shtëpia e Bardhë” në Prizren – a po mbulohet nga të zezat e qeverisjes Totaj?!

Asnjë koment

Comments are closed.