03-03-2025

Aktivistja nga Prizreni apel për barazi në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocave

Aktivistja për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara nga Prizreni, Resmije Rahmani – Biba, ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim në aspektin e qasjes, të drejtave dhe barazisë.

Ajo e ka bere këtë në kontekstin e Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocave, më 1 mars.

“ Të gjithë ne që çdo ditë kapërcejmë pengesat me forcën, këmbënguljen dhe guximin tonë, jemi dëshmi se kufijtë ekzistojnë vetëm nëse ne i lejojmë ato. Kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë për sfidat me të cilat përballemi, por edhe një mundësi për të ngritur së bashku zërin për më shumë qasje, të drejta dhe barazi. Le të frymëzojë forca dhe këmbëngulja jonë – që e gjithë shoqëria të njohë vlerën e çdo personi, pavarësisht pengesave në rrugë.”, ka shkruar Biba në facebook.

Ajo ka kërkuar të vazhdohet guximshëm, të vendosura dhe të zëshëm në betejën për një botë më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse. / Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.