Aktivitetet e parapara nga Komuna e Prozrenit për Ditën e Flamurit
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot më 28 nëntor (e shtunë) merr pjesë në këto aktivitete:
Ora 10:00
Inagurimi i bustit të “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”, të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë në Katedralen e “Zojës Ndihmëtare”.
Ora 11:00
Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë
Ora: 13:00
Inaugurimi i shtatores së “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”, projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës
Vendosja e shtatores do të bëhet në rrugën “Hasan Prishtina” (te rrethi afër Stacionit të Autobusëve).
Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni axhendën e plotë të aktiviteteve të organizuara për nder të kësaj feste.