23-11-2024

Aktori Tolgahan Sayisman ngushëllon në shqip të gjithë shqiptarët

Tolgahan Saysiman ka shprehur keqardhje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Përmes një postimi në Instastory, aktori i njohur turk ka ndarë dhimbjen me popullin shqiptar në këto ditë të trishta, duke kujtuar  tmerrin e jetuar në Turqi në tërmetin e vitit 1999, që mori shumë jetë njerëzish.

Me shpresën që Shqipëria të mos përjetojë më të tilla histori, Tolgahan shkruan:

Në vitin 1999, ne jetuam një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë, ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen që ndjeni ju sot, ne e kuptojmë shumë më mirë.

Zoti i ndihmohtë të gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla. Jemi me ty Shqiperi”./noa.al/

Asnjë koment

Comments are closed.