23-11-2024

Alarm për bombë afër ambasasave të Kosovës dhe Serbisë në Tiranë

Alarm për bombë në një prej zonave të rëndësishme të Tiranës, ku ndodhen disa prej institucioneve më të larta të vendit, si dhe disa ambasada të huaja.

Voxnews.al mëson se Antiterrori dhe forcat e Operacionales kanë kryer evakuime si dhe kanë rrethuar zonën.

Është e paqartë se kush e ka raportuar bombën në këtë zonë vetëm pak metra larg Kryeministrisë, shkruan voxnews.al.

Prezenca e madhe e policisë është parë në rrugën “Donika Kastrioti”, ku ndodhet Ambasada e Serbisë dhe ambasada e Kosovës.

Po ashtu, në këtë zonë ndodhet selia e PD-së euroatlantike, e grupimit të Lulzim Bashës, si dhe përballë saj ndodhet Gjykata Kushtetuese.

 

Asnjë koment

Comments are closed.