Gjashtë persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 241 raste të reja. Numri total i të vdekurve ka shkuar në 150.
Rastet pozitive janë nga: Prishtinë 86 raste, Gjilan 21 raste, Ferizaj 17 raste, Podujevë 13 raste, Viti 12 raste, Mitrovicë 9 raste, Vushtrri 9 raste, Gjakovë 9 raste, Fushë Kosovë 8 raste, Kamenicë 8 raste, Lipjan 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 6 raste, Obiliq 4 raste, Drenas 3 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Shtime 3 raste, kurse nga dy raste në Pejë, Malishevë, Skenderaj, Suharekë dhe nga një në Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.
Po ashtu është njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 143 persona.
Numri total i rasteve në Kosovë me COVID-19 ka arritur në 6286. Raste aktive janë 2762.
Nga Ministria e Shëndetësisë po ashtu është njoftuar se 550 persona po marrin trajtim për COVID-19 në kuadër të spitaleve dhe klinikave të SHSKUK-së, ndërsa prej tyre 286 janë konfirmuar si pozitivë me COVID-19. Nga personat që po trajtohen, 14 janë në gjendje të rëndë e 286 janë me oksigjenoterapi.