Alarmon biznesmeni Ramiz Kelmendi: Vazhdimi i masave do të likuidojë shumë biznese
Afaristi i njohur, Ramiz Kelmendi, deklaroi se vazhdimi i masave deri në korrik do të jetë shumë e dëmshme.
Kelmendi theksoi se këto masa do të jenë likuiduese për një pjesë të madhe të gastronomisë.
“Çdo masë që zgjatë deri në fillim të korrikut është jashtëzakonisht e dëmshme për ekonominë, do të kemi humbje të jashtëzakonshme, në këtë rast do të ketë humbje edhe buxheti ku nuk do të mund të paguaj ndoshta as të ardhurat e veta”.
Kelmendi theksoi se liria për vetëm 1 orë e gjysmë e vështirëson jetën e qytetarëve.
“Ndryshimi i regjimit të lëvizjes së lirë me një orë e gjysmë brenda ditës e vështirëson komunikimin e lirë në viset jashtë qytetit”.
“Më mirë me qenë një karantimin I gjatë dhe mos me leju me lëviz vetëm ata që kanë nevojë dhe për shtatë ditë numri të arrij në zero e kështu pasojat ekonomike do të jenë shumë më të vogla”.
Kelmendi poashtu ka folur edhe rreth dëmeve ekonomike, ku vetëm biznesi i tij do të ketë humbje rreth 6 milionë euro deri në korrik.
“Për bruto produktin vendor është dikur rreth 150 milionë, shembull për biznesin tim humbja mujore është në këtë rast 1.5 milionë euro në muaj, pra nëse kjo zgjatë deri në korrik del që kompania do të humbë deri në 6 milionë”, deklaroi Kelmendi.
Kelmendi theksoi se ndihma prej 170 euro nga Qeveria duhej tu jepej si është shpallur pandemia dhe se kërkimi i parave nga diaspora ishte paaftësi e Qeverisë.
Kelmendi po ashtu theksoi se po të shpallej gjendja e jashtëzakonshme me kohë edhe gjendja politike në vend do të ishte më e mirë.
“Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për ndihma sociale në këtë rast të pandemisë ish dashtë që në momentin kur është shpallë gjendja e izolimit Qeveria ish dashtë të intervenojë menjëherë me 170 euro në mënyrë që këto ta rrisin konsumin dhe ta mbajnë ekonominë gjallë”.
“Sigurisht që do duhej të shpallej, sikur të shpallej gjendja e jashtëzakonshme nuk do të kishim këtë gjendje të jashtëzakonshme politike në këtë rast Qeveria ka humbur shumë dhe institucionet tjera kanë humbë shumë që nuk kanë leju me shpallë gjendjen e jashtëzakonshme duke u friku nga ndikimi politik nga Presidenti”.
“Shteti në momentin që ka kërkuar financim nga diaspora ka tregu paaftësinë e vet financiare për të mbështetur kërkesat e mëdha që lindin”.
“Diaspora është e prekur vetë dhe dëmin më të madhe që do ja sjellë ekonomisë kosovare do të jenë remitancat meqë do të mungojnë së paku 500 milionë”. /klankosova/