Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka shpallur fituese të zgjedhjeve parlamentare subjektin që ai udhëheq.
Kurti, në një adresim për media ka folur për angazhimet e deritashme që Vetëvendosje të dalë fituese, ndërsa tha se nga nesër qeveria e re do ta vendos Kosovën në binarët e zhvillimit, njofton Klan Kosova.
”Unë si kryetar i këtij subjekti politik dhe si Kryeministër i ri, i Republikës së Kosovës në legjislaturën e shtatë, shpallë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”.
”Gjithçka ia ka vlejtur për popullin tonë të dashur”
”Sonte do të jemi në festë në sheshin Skenderbe, e nëser do të fillojmë përgatitjet e qeverisë së re për Republikën e Kosovës që do ta vendos Kosovën në binarët e zhvillimit dhe të përparimit”.
”Në këtë mënyrë më keni ndihmuar që të transmetohet idetë, qëndrimet për të nxjerrë Kosovën nga kriza dhe për t’i dhënë fund kapjesë së shtetit e për ti dhënë fund pabarazisë”.
”Falënderoj të gjithë qytetarët që sot ushtruan votën e tyre demokratike dhe të lirë”.
”I falënderoj edhe aktivistët tanë nga qendrat tona në mërgatë, që kanë punuar e kanë udhëtuar në mënyrë që ta kurorëzojnë këtë fitore tonen. Mërgata jonë më nuk do të ketë nevojë të udhëtojnë për të votuar sepse do t’ua mundësojmë votimin nga amabasadat në vendet ku ata jetojnë.