24-11-2024

Albin Kurti flet për simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës

Lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për çështjen e flamurit, simboleve dhe himnit të Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se si kryeministër natyrisht se do e respektojë këto simbole shtetërore.

“Ta keni parasysh se himni e ka emrin Europa dhe nuk ka tekst. Kjo është e çuditshme. Natyrisht që jam për që të i shtohet tekst këtij himni por kjo duhet të bëhet në parim me kushtetutën tonë”, ka thënë Kurti.

“Si kryeministër natyrisht se do t’i respektoj. Por duhet të mbani mend se jam lider i Vetëvendosjes dhe i përfaqësoj edhe ato vlera që për ne janë të mëdha. Himni nuk është i Shqipërisë por i gjithë shqiptarëve. Si shqiptarë kemi të përbashkëta të mëdha që nga historia, flamuri etj… flamuri i Kosovës nuk është as histori as një vlerë tjetër veçse gjeografike. E dimë se ka qenë gabim por tani skemi arsye tjetër pos ta pranojmë”/Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.