26-11-2024

Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës

Pas disa orëve fjalime të deputetëve, Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re e drejtuar nga Albin Kurti, i Lëvizjes Vetëvendosje, raporton IndeksOnline.

Me 66 vota pro, asnjë kundër dhe 10 abstenim, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë votuar qeverinë Kurti e cila do ti këtë dy zv/kryeministra dhe 15 ministra.

Koalicioni qeverisës Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë ndarë pushtetin në mënyrë të barabartë, 6 ministri për VV-në dhe 6 ministri për LDK-në, ndërsa tri ministri do të drejtohen nga minoritetet.

Kabineti i qeverisë Kurti i votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës:

Avdullah Hoti – Zëvendëskryeministër i parë (LDK)
Haki Abazi – Zëvendëskryeministër i dytë (VV)
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes (LDK)
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë (LDK)
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë (LDK)
Hykmete Bajrami – Ministër për Arsim (LDK)
Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme (LDK)
Vlora Dumoshi – Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport (LDK)
Glauk Konjufca – Ministër i Jashtëm (VV)
Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë (VV)
Blerim Reka – Ministër i Integrimeve (VV)
Besnik Bislimi – Ministër i Financave dhe Transfereve (VV)
Rozeta Hajdari – Ministre e Ekonomisë (VV)
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë (VV)
Emilja Rexhepi – Ministre për Administratë Publike
Dalibor Jevtiq – Komunitete dhe Kthim
Ivan Millojeviq – Zhvillim Rajonal

Asnjë koment

Comments are closed.