21-11-2024

Albin Kurti: Prizrenin po e bëjmë gati ta nominojmë për UNESCO ( foto )

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se punohet që Qendrën Historike të Prizrenit ta nominojnë për UNESCO.

Kështu tha Kurti gjatë një vizite në Prizren në tri shtëpi tradicionale të restauruara kohëve të fundit.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti

Postimi i plotë:

Prizrenin po e bëjmë gati për UNESCO

Sot, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i vizituam tri shtëpi tradicionale në Prizren, të cilat janë restauruar rishtazi. Familjet Kirajtani, Vetimi e Munik i falënderuam për përkushtimin ndaj mbrojtjes së vlerave edhe kur në të kaluarën ka munguar mbështetja shtetërore.

Mund të jetë një imazh i Kështjella e Branit dhe teksti

Gjatë mandatit tonë, buxheti për trashëgiminë kulturore është për gati katër herë më i lartë. Vetëm në Prizren kemi investuar mbi 4.5 milionë euro, që është më shumë se i gjithë buxheti i vitit 2021 për trashëgimi kulturore.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Me punën që po bëjmë sot, Qendrën Historike të Prizrenit po e bëjmë gati për ta nominuar në Listën Botërore të UNESCO-s.

Qeveria jonë ndali degradimin e monumenteve, duke i vënë ato në shërbim të komunitetit dhe ekonomisë lokale. Pothuaj nuk ka komunë ku nuk kemi restauruar këto më shumë se tre vjet e gjysmë të drejtimit tonë. E puna vazhdon, në dhjetëra monumente, gjithandej vendit. Duke i ruajtur dëshmitë e së kaluarës, ne fuqizojmë identitetin kulturor dhe potencialin ekonomik të vendbanimeve tona.

Asnjë koment

Comments are closed.