Albini dhe Vjosa shkojnë në veri, serbët ia prishin vizitën
Lideri i VV’së Albin Kurti së bashku me U.D të presidentes po kryejnë vizitë në Mitrovicë. Ata kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri, mirëpo këtë vizitë atyre ua kanë prishur serbet.
Një grup serbësh i kanë ndërprerë vizitën në veri, liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Kjo ka bërë që të ketë forca të shumta të Policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit.