15-06-2025

Alishani: Shaqir Totaj nuk është kryetari real i Prizrenit, është kukull i grupeve përfituese

Kuvendarja e LVV-së në Prizren, Dafina Alishani, reagoi ashpër ndaj qeverisjes komunale, duke e cilësuar Shaqir Totajn si “kukull të grupeve përfituese”.  Ajo ka akuzuar PDK-në për degradim urban, leje ndërtimore të jashtëligjshme dhe nepotizëm, duke ftuar qytetarët të ndjekin një hulumtim të realizuar nga Betimi për Drejtësi, që sipas saj, dëshmon qeverisjen me “duar të pista”.

Të nderuar qytetar të Prizrenit,

Në mënyrë që ta kuptoni se si qeverisja e PDK së degradoi qytetin me veprime të kundërligjshëm dhe ta kuptoni se si të afërmit me pushtetin përfitojnë miliona, ju ftoj ta ndiqni këtë hulumtim jashtëzakonisht të rëndësishëm që e pasqyron këtë qeverisje me duar të pista.

Ata që thonë Shaqa + 4 le ta dijnë që I thonë +4 degradimit urban, lejeve ndërtimore pa kontroll, nepotizmit dhe klientelizmit.

Po të ishin edhe disa media më hulumtuese me siguri që do të kishim edhe shumë shkelje e keqpërdorime të dalur në pah nga klika Totaj.

Shaqir Totaj nuk është kryetari real i Prizrenit, ai është kukull i grupeve përfituese.

Prizreni nuk e meriton këtë degradim, këtë qeverisje.

Asnjë koment

Comments are closed.