25-11-2024

Aliu: Projekti Prizren-Prevallë ka ngecur për shkak të problemeve me shpronësim

Ministri i Infratrukturës, Liburn Aliu, pas mbledhjes së Qeverisë është deklaruar për mediat lidhur me projektet infrastrukturore në vend.

Ai ka thënë përpara mediave se momentalisht Ministria ka strategji të qartë për të zhvilluar infrastrukturën dhe se do të merren seriozisht me problemin e vërshimeve, raporton Indeksonline.

“Ne edhe ndikojmë dhe ndikohemi, nga ana tjetër prej vështrimit të Kombeve të Bashkuara, Kosova po thuajse nuk ekziston fare. Është Konventa e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike në të cilën Kosova nuk ka qasje as në ato mekanizma as në ato fonde dhe kjo është vërtet shqetësuese, por nga ana tjetër kemi mbështetje të madhe nga vendet mike që na ndihmojnë që ne në mënyrë bilaterale të fitojmë fonde sa i përket ndryshimit dhe adaptimeve klimatike”, ka thënë Aliu.

Aliu ka përmendur edhe çështjen e shpronësimeve në projektin Prizren-Prevallë dhe Doganaj-Shtërpcë, të cilat, sipas ministrit Aliu, kanë ngecur sepse ka pasur probleme në shpronësime.

Asnjë koment

Comments are closed.