Vd*es këngëtari Shpat Kasapi
Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi vdiq sot në moshën 40-vjeçare.
Raportohet se vdekja e artistit u shkaktua si pasojë e një arresti kardiak, derisa lajmin e kobshëm për Klankosova.tv e kanë konfirmuar burime të afërta me familjen e këngëtarit.
Dhimbja bëhet edhe më e madhe pasi Shpat Kasapi la pas vetes një djalë trevjeçar, të cilin e kishte me ish-partneren Selvije Jao.
Shpati dhe Selvija u bën prindër për herë të parë në janar të vitit 2022, por martesa e tyre nuk eci gjatë.
Megjithatë, ata gëzuan raport të mirë edhe pas ndarjes.

Detajet e tjera ende nuk dihen.
