Amaneti i Ibrahim Rugovës për shtetin e Kosovës: Të ruhet miqësia me Amerikën
Këtë të diel të 21 janarit shënohet 18-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kohë më parë kishte rrëfyer detaje për momentet e fundit të jetës së presidentit historik.
Sejdiu thoshte se presidenti historik Rugova gjithnjë kishte synim pavarësinë.
Ish-presidenti Rugova kishte lënë amanet të ruhet miqësia me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera të fuqishme, rrëfen ai.
“E para gjithmonë ka qenë porosia e tij që të jetë një mirëkuptim-respektim dhe një orientim për të mbajtur gjithmonë miqësinë me vendet e fuqishme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në radhë të parë dhe pastaj këto të tjerat dhe me porosinë se për disa vende të kesh kujdes se marrin në thu. Ashtu ishte shprehja e tij figurative”.
“Ai ka qenë i pa ndalshëm thjeshtë nuk është ndal në asnjë proces por ka ecur përpara. Pavarësia është objektivi ynë, thoshte ai gjithmonë”.