Ambasada gjermane: Radoiçiq ende i lirë në Serbi, pandëshkueshmëria e përgjegjësve e papranueshme
Sot shënohen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, vazhdon të jetë i lirë.
Në dyvjetorin e këtij sulmi ka reaguar edhe Ambasada gjermane në Prishtinë.
“Dy vjet që nga sulmi i tmerrshëm në Banjskë, megjithatë, udhëheqësi i vetëshpallur i sulmit, Radoiçiq, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi.
Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme. Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thuhet në postimin e Ambasadës.
