Ambasada Gjermanisë në Kosovë njofton se pranon kërkesa të reja për viza vetëm në raste të veçanta
Për shkak të kufizimeve edhe më tej të vlefshme të udhëtimit gjatë udhëtimit në Gjermani, ambasada aktualisht pranon kërkesa të reja për viza vetëm në raste të veçanëta.
Ambasada aktualisht pranon vetëm kërkesa për viza të kategorive, të cilat nuk janë, gjegjësisht nuk janë më të prekura nga kufizimet e udhëtimit. (Informata më të hollësishme gjeni këtu)
Për kategoritë në vijim me efekt të menjëhershëm mund sërish të parashtrohen kërkesa për termine:
– Bashkim familjar
-Nisje e punësimit të kualifikuar me një shkollim të njohur zyrtarisht në Gjermani
-Studime (që lejim të konfirmuar për studime, jo si kandidat për studime, apo për ndjekje të kursit gjuhësor)
-Rihyrje (në rast të skadimit të afatit, apo humbjes së lejeqëndrimit gjerman)
Për qëllime të tjera të udhëtimit aktualisht nuk mund të bëhen kërkesa për termine nëpërmjet sistemit të termineve, veçanërisht jo për qëndrime afatshkurtëra (viza Schengen) dhe nisje të punësimit në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor, ose punësim sezonal.
Për shërbimet e mëposhtme prej tani përsëri mund të kërkohen termine:
-Kërkesë për lëshim të një pasaporte gjermane, letërnjoftimi gjerman ose pasaporte për fëmijë gjermane
-Vërtetim të nënshkrimit
-Kërkesë për lëshimin e një certificate policore
-Deklarata e pëlqimit të njërit prind për bashkim familjar
-Deklarata për heqje dorë nga trasghëgimia
-Vërtetimi i kalimit të kufirit, dëshmia për dalje nga Gjermania
-Dhënia e një deklarate për regjistrim të lindjes dhe/ose për mbiemër
Ju lutemi që për këtë ta shkruani një email në adresën corona@pris.diplo.de dhe ju lutemi t’i shënoni të dhënat në vijim (mundësisht në gjuhën gjermane ose angleze):
-Mbiemri, emri i personit, i cili do të paraqitet
-Data e lindjes e personit, i cili do të paraqitet
-Numri i pasaportes/leternjoftimit të personit, që do të paraqitet
-Lloji i shërbimit që ju nevoitet (shiqo listen lartë)
-Adresa juaj e emailit
-Numri juaj i telefonit.
Ju lusim që adresën e emailit të lartpërmendur ta përdorni vetëm për kërkesa për termine konsullore. Për të gjitha çështjet tjera, posaçërisht për të gjitha çështjet lidhur me viza, Ju lusim ta përdorni vetem formularin in tonë të kontaktit këtu.
Ju lusim të keni parasysh, që nuk mund t‘ju japim termine nëse të dhënat tuaja nuk janë të kompletuara.
Nëse keni nevojë për një legalizim, kërkesën për këtë së bashku me çertifikatat e nevojshme tani mund t‘i dorëzoni vetëm me shkrim. Formularin e nevojshëm për këtë kërkesë dhe informatat e tjera i gjeni këtu: legalizim.
Poashtu edhe vërtetimet e kopjeve janë të mundura me shkrim. Ju lusim që për këtë të na i dërgoni origjinalet dhe kopjet (ju lusim kopje të thjeshta pa vula të verifikimit të noterëve kosovarë!) Mos harroni ta shënoni adresën tauj, emailin tuaj si dhe numrin tuaj të telefonit dhe ju lusim që në një shkresë shoqërusese ta sqaroni saktësisht çka ju nevoitet. Pa informata të kompletaura ne nuk mund ta përpunojmë kërkesën tuaj.
Të gjithë personat, terminet e të cilëve anulohen për këtë shkak, me kohë dhe pa pasur nevojë të bëjnë kërkesë, do të marrin një njoftim përmes e-mailit me terminin e ri.
Ju lutemi të keni parasysh rregullat vijuese të pranimit në lidhje me pandeminë COVID-19:
Në termin parimisht lejohet të hyjë vetëm aplikuesi/ja, ndërsa në rast të aplikuesve të mitur, edhe kujdestari/ja ligjor/e. Aplikuesit që kanë nevojë për asistencë mund të sjellin një shoqërues/e. Personat që nuk flasin gjermanisht, shqip, serbisht apo anglisht mund të sjellin një përkthyes.
Hyrja lejohet vetëm me vendosjen e duhur të mbrojtjes së gojës dhe hundës dhe pas matjes së temperaturës trupore. Ju lutemi që në dhe para Ambasadës të mbani distancë nga personat e tjerë prej së paku 1,5 metrave. Në rast të temperaturës së ngritur trupore, apo shenjave të tjera të dukshme të sëmundjeve, mund të refuzohet hyrja. Ju lutemi ndiqni udhëzimet e personelit të sigurimit të Ambasadës. Kundërshtimi për të bërë këtë mund të rezultojë në ndalesë të hyrjes, apo kërkesë për dalje nga ndërtesa.
Në rast të ndonjë emergjence, Ju lutemi të kontaktoni Ambasadën nëpërmjet e-mailit, apo telefonit.