22-11-2024

Ambasadori i Hungarisë, Bencze vizitoi Prizrenin

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka pritur në një vizitë, ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, Jozsef Bencze. Pas bashkëbisedimit me mysafirin e tij, Haskuka bashkë me diplomatin Bencze, kanë shpalosur para mediave temat e takimit të tyre në Prizren.

Haskuka, falënderoi ambasadorin Bencze për ndihmën e vazhdueshme që ka bërë dhe po vijon ta bëj Hungaria për Kosovën, si dhe veçoi vendimin e Qeverisë së këtij shteti për të ofruar bursa pa pagesë për 75 studentë nga Kosova përfshirë edhe Prizrenin, interesimin e binjakëzimit të ndonjë qyteti me komunën tonë, tha ai, si dhe për vendosjen e statujës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu pranë heroit kombëtar hungarez, Janosh Hunjadi, në afërsi të Kishës ” Zonja ndihmëtare”.

Ndërkaq, ambasadori Jozsef Bencze, njoftoi se qeveria hungareze do të vijoj të ndihmojë Kosovën në 5 projekte të rëndësishme në shumë prej 52 milionë eurosh, donacione për luftimin e pandemisë, fuqizimin e bashkëpunimit në sektorin e arsimit, mundësinë e binjakëzimit të Prizrenit me qytete hungareze dhe disa çështje të tjera. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e hapjes së një konsullate nderi të Hungarisë në qytetin e Prizrenit./prizrenitv

Asnjë koment

Comments are closed.