24-11-2024

Ambasadori Malaj në “DokuFest”, emocionohet nga filmi dokumentar “Return to Kosovo”

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, mbrëmjen e djeshme mori pjesë në festivalin “DokuFest” në Prizren.

Atje, ai shkoi me ftesë të kryetarit të kësaj komune, Shaqir Totaj, raporton Klankosova.tv.

Në një postim në rrjetin social “X”, Malaj tregoi se me emocion e ka ndjekur filmin dokumentar “Return to Kosovo” të gazetarit Julius Strauss, i cili në thelb ka masakrën e familjes Derliu.

Poashtu, Malaj ka takuar edhe të mbijetuarin e kësaj.

“Me shumë emocion ndoqëm edhe filmin dokumentar ‘Return to Kosovo’, të gazetarit Julius Strauss, mbi një ngjarje të dhimbshme ku në thelb ka masakrën e familjes Deliu, në Abri të Epërme, në Drenicë të Kosovës. Një ngjarje që trondit mbarë botën! Me peshën e rëndë të gjithë asaj çka transmetoi dokumentari tek ne, takova edhe Besnikun, të mbijetuarin e kësaj masakre, i cili në atë kohë ishte vetëm 5 vjeç. Një djalë i ndjeshëm, por i fortë”, ka shkruar Malaj në X, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq, në lidhje me vetë festivalin DokuFest, Malaj tha se ai cilësohet si më i rëndësishmi i filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropën Juglindore.

“Por jo vetëm, DokuFest i bën netët e Prizrenit plot gjallëri, si një ngjarje që nuk duhet humbur”, potencoi Ambasadori Malaj.

 

Asnjë koment

Comments are closed.