Amerika sanksionon Shefin e BIA-s, Aleksandar Vulin
Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane.

Kështu bëri të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit.
Sipas Departamentit të Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
“Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon”, thuhet në njoftim.