Analisti politik tregon sa deputetë do të kenë partitë politike në Kuvend
Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela, ka treguar se sa vende (ndenjëse) do të kenë subjektet politike në Kuvend, në legjislaturën e tetë.
Sipas Velës, kjo është ndarja preliminare e vendeve, ku nuk përfshihen votat e pranuara me postë.
“Ndarja preliminare e vendeve në Kuvendin e Kosovës (pa llogaritjen e votave të pranuara me postë)”, ka shkruar Vela, sipër infografikës së publikuar në Twitter.Në infografikën e publikuar, Lëvizja Vetëvendosje, do të ketë 56 vende, Partia Demokratike e Kosovës 20, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 9, Lista Serbe 10 vende.
Në të gjitha komunat janë numëruar votat e rregullta, ndërkaq numërimi i votave nga diaspora dhe ato me kusht do të fillojë brenda disa ditëve.