26-11-2024

Ankesa e mbrojtësve të “Burdushit” në Apel ndaj refuzimit të kërkesës nga Themelorja lidhur me shtyrjen e vuajtjes së dënimit

Mbrojtësit e të akuzuarit Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”, avokatët Durim Osmani dhe Feim Alaj, më 15 shtator 2023, kanë parashtruar ankesë kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar nga Gjykata e Apelit që çështjen ta kthen në rivendosje ose të vendos mbi lutjen për shtyre për te dënuarin.

Në ankesën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ankesa është bërë për shkak të konstatimit të gabuar të gjendjes faktike dhe shkeljes së dispozitave procedurale.

Ndërsa, sipas avokatëve Osmani e Alaj arsyetimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është i paqëndrueshëm dhe i pa bazuar në shkaqet e përcaktuara me ligjin special.

Lidhur me këtë, gjykatës së Apelit i kanë propozuar që të aprovohet ankesa e palës së dënuar Peqani si e bazuar, ashtu që prishet aktvendimi i Gjykatës së Themelore te Prishtinës i datës 12 shtator 2023, ashtu që Gjykata e Apelit ta kthen në rivendosje ose vendos mbi lutjen për shtyre për te dënuarin.

Ndryshe, më 12 shtator 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka nxjerr Aktvendimin, në bazë të cilit ka refuzuar kërkesës së avokatëve Durim Osmani dhe Feim Alaj për të dënuarin Hysni Peqani, për shtyrje të ekzekutimit, për shkak të mungesës së provave përkitazi për kërkesën e tij.

Sipas përfaqësuesit të palës së dënuar, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtine është nxjerr duke mos ja falur besimin raporteve mjekësorë të bashkangjitur në lutjen për shtyrje të dënimit, kurse në raporte të bashkangjitura janë në detale të specifikuara si dhe raportet që përmbajnë data paraprake para se vendimi i shkalles se dytë të bëhet i plotfuqishëm që argumenton se i dënuari vuan nga një sëmundje akute në mushkëri dhe ka vështirësi në frymarrje.

Paraprakisht “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se i dënuari Peqani nuk ka shkuar në vuajtje të dënimit për shkak të mbrojtja ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.

Mbrojtja e Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi”, kishte kërkuar shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg për 6 deri në 12 muaj.

Hysri Peqani më 10  janar 2023 ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, 42 mijë euro gjobë dhe ishte urdhëruar konfiskimi i pasurisë në vlerë mbi 2 milionë euro.

Këtë vendim, Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar më 5 qershor 2023 për veprat penale: “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “Mashtrim”, “Shpëlarje parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Procesi gjyqësor ndaj Burdushit ka zgjatur 2 vjet e 2 muaj, ndërsa aktakuza ishte ngritur më 15 shtator 2020.

Në çështjen penale ndaj tij ishin dëgjuar një sërë dëshmitarësh, dëshmitë e të cilëve ishin ndaluar të publikoheshin deri në përfundimin e gjykimit. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.