26-04-2025

Antidro*ga bastis një lokacion në Prizren – sekuestron sasi të konsiderueshme dro*ge, një i arrestuar deri tash

Një aksion i befasishëm është zhvilluar sot në qytetin e Prizrenit nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ku është bastisur një lokacion i dyshuar për veprimtari të paligjshme.

Burime të sigurta të Sinjalit mësojnë se gjatë kontrollit është kapur një person në posedim të 14 qeseve të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar si provë materiale.

Operacioni është rezultat i një pune të fshehtë disa javëshe të njësive antidrogë, të cilat kishin grumbulluar prova për aktivitetin e dyshuar kriminal.

Hetimet janë në fazë të zgjeruar dhe nuk përjashtohet ndonjë arrestim tjetër në lidhje me këtë rast.

Asnjë koment

Comments are closed.