Antidr:oga gati sa nuk u ngujua në ashensor – lifti bie tri kate gjatë aksionit në Prishtinë
Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë aksionit antidrogë që po zhvillohet në disa qytete të Kosovës, ku Njësia për Hetimin e Narkotikëve, e asistuar nga forcat speciale, është përballur me rrezik edhe para se të fillonte bastisjen.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se në një ndërtesë në Prishtinë, ku ishte planifikuar një bastisje në katin e gjashtë, ashensori që transportonte hetuesit ka pësuar defekt dhe ka rënë rreth tri kate, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tyre.
Sipas informatave, në ndërtesën në fjalë kushtet infrastrukturore ishin të mjerueshme, me ujë në bodrum dhe ashensor të amortizuar. Për fat të mirë, asnjë nga hetuesit nuk ka pësuar lëndime, por situata ka shkaktuar alarm dhe vonesë momentale në operacion.
Pavarësisht incidentit, bastisja është realizuar, si pjesë e hetimeve që lidhen me komunikimet e përgjuara në aplikacionin “Sky ECC”, ku janë identifikuar persona të dyshuar për përfshirje në rrjetin e shpërndarjes së substancave narkotike.
Aksioni antidrogë është përmbyllur .