Antidroga zbarkon në një fshat të Prizrenit, sekuestrohet heroinë
Antidroga e Policisë së Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion kundër drogës në fshatin Shpenadi në komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se sipas informacioneve të para janë sekuestruar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit heroinë.
Gjatë këtij operacioni ku kanë asistuar edhe disa njësi të Prizrenit, janë kryer edhe bastisje, me urdhër të Gjykatës, mëson Sinjali.