21-02-2025

Anton Quni, Hajrulla Çeku dhe Nait Hasani, kandidatët më të votuar të partive politike në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë.

Sipas rezultateve të deritanishme, më së shumti votat nga kandidatët e partive politike në Prizren, janë votuar Anton Quni i LDK-së, Hajrulla Çeku nga LVV dhe, Nait Hasani nga PDK.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Anton Quni është kandidati më i votuar me 27292 vota, i pasuar nga Hajrulla Çeku me 29091 vota.
Pas tyre radhitet, Nait Hasani me 24162 vota. Numri i votave të këtyre kandidatëve nuk është përfundimtar, pasi ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës.. /tv Prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.