25-11-2024

Anton Quni: Në Prizren do ta bëjmë ndryshimin pozitiv për të gjithë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, gjatë një takimi me banorët e lagjes “Barut’hane”, tha se të gjithë ata që nuk punuar do të ndëshkohen me votë.

“Ankesat tuaja rreth mosinteresimit të qeverisë komunale për të investuar në përmirësimin e standardit jetësor, si dhe lista e gjatë në mos shtrimin e rrugëve dhe rrugicave qe lidhin lagjen me rrugën kryesore do të jenë prioriteti ynë” – iu tha Quni të pranishmëve.

Ndër të tjera, Quni tha se në Prizren do ta bëjnë ndryshimin pozitiv për të gjithë, duke e përmisuar infrastrukturën në të gjitha lagjet.

Asnjë koment

Comments are closed.