Anulohen disa konkurse të ish-drejtorit të Arsimit Gani Gërmizajt nga drejtoresha e re në Prizren
Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi – Vezgishi, ka marrë vendim për t’i anuluar gjashtë konkurse të hapura paraprakisht nga ish-drejtori tashmë i shkarkuar i arsimit, Gani Gërmizaj.
Kjo bëhet e ditur përmes një vendimi, në të cilin bashkë me numrin konkurseve janë edhe datat e tyre, shkruan “GazetaePrizrenit.net”
Në arsyetimin e drejtoreshës Thaçi – Vezgishi, thuhet se ky hap është ndërmarrë për shkak të shkeljes ligjore gjatë procedurave për formimin e komisioneve përzgjedhëse.
Ndryshe, edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukase, në fillim të kësaj jave ka njoftuar se ka anuluar vendimet e Drejtorisë së Arsimit për komisionet përzgjedhëse dhe njëherësh ka shtuar se vendimet e këtyre komisioneve për përzgjedhjen e personelit arsimor janë jovalide.
Për shkak “të parregullsive në konkurse”, Haskuka ditë më parë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Arsimit, Gani Gërmizaj. Pas këtij veprimi, dega e Nismës Socialdemokrate ka njoftuar largimin nga koalicioni qeverisës komunal.
Në anën tjetër, anulimi i konkurseve nga drejtoresha e DKA-së po përcillet me reagime jo vetëm nga të përzgjedhurit, por edhe nga përfaqësues të opozitës në rrjetet sociale./ GazetaePrizrenit.net
Klikoni linkun për vendimin:
https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/09/anulimi-i-konkurseve-1.pdf