Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit Hysni.Peçani i njohur si Burdushi.
Në njoftimin për media nga Gjykata e Apelit bëhet e ditur është lënë në fuqi aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prizren të datës 17.11.2018.
H.P. po dyshohet nga ana e prokurorisë, edhe për shkak të katër veprave panele nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” “Shmangie nga tatimi”; “Mashtrim” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve”.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës./kallxo.com