06-02-2026

Apeli nuk ua vërteton paraburgimin – këta janë të dyshuarit për manipulim me vota, lënda kthehet në rivendosje

Gjykata e Apelit e Kosovës nuk ua ka konfirmuar masën e paraburgimit të një grupi personash të dyshuar për manipulim të procesit zgjedhor, duke e kthyer çështjen në rivendosje në shkallën e parë.

Vendimi i Apelit vjen pas vlerësimit se arsyetimi për caktimin e paraburgimit nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe se nuk janë përmbushur plotësisht kriteret ligjore për këtë masë ekstreme sigurie.

Burime të besueshme nga bëjnë të ditur se gjykata e shkallës së parë pritet ta rishqyrtojë sërish masën ndaj të dyshuarve.

Këta janë personat e përfshirë në këtë fazë të procedurës:

Alkete Vorfi – AAK

Ardijan Lipoveci – VV

Durim Shala – PDK

Fatih Llallo – PDK

Qendrim Krasniqi – VV


Sabrije Bytyqi – PDK

Muhamed Jakupi – LDK

Jetmir Hajdari – LDK

Granit Paqarizi

Të njëjtit po hetohen për veprën penale “Falsifikim i rezultatit të votimit”, ndërsa procedura penale vazhdon dhe pritet vendimi i ri lidhur me masën e sigurisë./Gazeta Sinjali

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.