25-11-2024

Apelohet që të raportohen në Polici gjuajtjet me armë nëpër ahengj

Përmes një njoftimi, MPB kërkon të raportohen në Polici të shtënat me armë nëpër ahengje, raporton Gazeta e Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

54,6%  e grave dhe 43,5% e burrave në Kosovë ndjehen më pak të sigurt në shtëpinë e tyre kur ka një armë. Aq më tepër ata nuk miratojnë të shtënat në ahengje.

Secili prej nesh mund të kontribuojë dhe të parandalojë një tragjedi nëse refuzon të jetë pjesë e ngjarjeve ku ka të shtëna.

Të shtënat në ahengje janë të paligjshme – raporto në Policinë e Kosovës duke thirrur 192, info@kosovopolice.com ose shkarko aplikacionin “Lajmëro Policinë”.

#ÇdoPlumbEKaNjëShënjestër #FestoMeZemër

👉 Mbështetur nga Gjermania 🇩🇪, Mbretëria e Bashkuar 🇬🇧, Franca 🇫🇷, Suedia 🇸🇪, Holanda 🇳🇱, Norvegjia 🇳🇴 dhe Bashkimi Evropian 🇪🇺

Asnjë koment

Comments are closed.